“E gjeta në tavolinë me Erion Veliajn”, Shkëlzen Berisha reagon ndaj Ylli Rakipit

0
383
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Ylli Rakipi, i cili mbrëmë në emisionin e tij tha se kishte parë në një restorant në periferi të Tiranës, kryebashkiakun Erion Veliaj, gazetarin Çim Peka dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, të ulur së bashku.

Shkëlzen Berisha thotë se nuk është takuar asnjëherë dhe askund me Veliajn. Ai shprehet se këto deklarata, sipas tij, përdoren si pjesë e luftës së klaneve brenda pushtetit të Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Shklëzen Berishës:

Sot lexova për një trillim të përcjellë në një studio televizive për gjoja një takim timin me Erion Velinë para shumë vitesh.

Së pari sado qesharak pretendimi, në respekt të vërtetës dhe të opinionit më duhet të sqaroj se nuk jam takuar KURRË me personin në fjalë ASKUND dhe ASNJËHERË.

Me Erjon Velinë më lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi.

Së dyti pavarësisht neverisë ndaj personit në fjalë, dëshiroj që emri im të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës, që sot e gjithë ditën, helmojnë dynjanë duke spiunuar e shpifur për njëri tjetrin!

Së treti ky sqarim bëhet dhe për ata pseudo opozitarë që mungesën ULËRITËSE të reagimit ndaj vjedhjes së 160 milonë eurove në aferat e inceneratorëve dhe kompanise 5D, kërkojnë dëshperimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit.

Zjarr Tv Ad