“E hoqën për arsye politike”, nxënësit dhe mësuesit bojkotojnë mësimin në shkollën “Ndoc Mazi”, kërkojnë që drejtoresha të kthehet në detyrë

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nxënës, mësues dhe prindërit kanë bojkotuar mësimin e sotëm në Shkodër në shkollën 9-vjeçare “Ndoc Mazi”.

Bëhet me dije se nxënësit dhe mësuesit kanë bojkotuar mësimin pas shkarkimit nga detyra të drejtoreshës Valbona Idrizi.

Ata kërkojnë që drejtoresha të kthehet në shkollë, duke pretenduar se e kanë hequr nga detyra për arsye politike.

“Largimi i drejtores së shkollës mund të jetë për arsye politike, nuk e pranojmë. Arsyeja sipas zyrës së arsimit për zëvendësim me një tjetër drejtor. Do anulohet mësimi nëse nuk ndërhyhet për ta rikthyer” shprehen prindër dhe mësues.

Zjarr Tv Ad