E kërkonte gjithë Seria A, sulmuesi Italian përfundon në Paris

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi i Sassuolos Gianluca Scamaca ka qënë padyshim një nga emrat më të përfolur gjatë kësaj merkatoje.

Fillimisht emri i tij u lidh me një kalim të mundshëm tek Inter, madje palët kishin edhe nje llojë dakordesie me njera-tjetrën por mbërritja e Lukakut në Milano ndryshoi planet e zikaltërve. Në lojë hyri edhe Milani dhe u përfol një kalim i mundshëm tek kuqezinjtë por ndoshta edhe për shkak të kërkesave të larta ekonomike të Sassuolos operacioni nuk u konkretizua.

Në orët e fundit në dyert e klubit Italian ka mbërritur oferta e PSG të cilët janë të gatshëm të paguajnë 40 milion euro për të marrë shërbimet e sulmuesit.

Nga ana tjetër Sassuolo kërkon 50 milion dhe ndoshta për shifrën e 45 milion eurove futbollistin e kombëtares italiane të futbollit mund ta shohim në kampionatin francez sezonin që vjen.

Zjarr Tv Ad