Partizani dhe Laci Masin forcat me kundërshtarët e tyre në Uefa Europa Conference League

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Tiranës e cila nuk mundi ta kalonte dot me sukses testin e parë europian, është radha e skuadrave të tjera Shqiptare që të tregojnë veten në arenën ndërkombëtare.

Në orën 18:00 skuadra e Partizanit do të përballet në Gjeorgji me vendasit e Saburtalo me trajnerin Mehmeti që do të kërkojë të marrë maksimumin që në takimin e parë.

Dy orë më vonë në orën 20:00 Laci që e mbylli kampionatin në vendin e dytë do të pres në “Elbasan Arena” malazezët e Iskras. Ndeshja e Lacit do të drejtohet nga Durieux arbitrër nga Luksenburgu.

Po në orën 20:00 Shkëndija e Tetovës do të pres në shtëpi armenët e Ararat Yerevan. Ndërsa në orën 20:30 skuadra e Llapit do të luaj në Mal të Zi përballë vendasve të Buducnost.

Zjarr Tv Ad