E kishte kthyer shtëpinë në magazinë ilaçesh kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi tregtonte medikamente mjekësore.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi I.M mbante në banesë medikamente mjekësorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 52 vjeçarit në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja M. G., 47 vjeçe, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad