Europa për tu harruar, skuadrat shqiptare pësojnë me shumicë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësimi i skuadrave shqiptare në europë këtë vit ka lënë për të dëshiruar. U luajtën mbrëmjen e djeshme takimet e kthimit të turit të dytë kualifikues në Conference League. Me Vllazninë, Lacin dhe Tiranën që i kanë humbur takimet e tyre dhe rrjedhiminsht kanë ngelur jashtë Europës.

Vllaznia përballej në Rumani me vendasit e Universitea Craiova. Të besuarit e Josës kishin barazuar në shtëpi 1-1 dhe shpresonin në një tjetër rezultat pozitiv në ndeshjen e dytë. Shkodranët rezistuan vetëm për një pjesë loje sepse me fillimin e të dytës rumunët gjetën rrugën e rrjetës 3 herë.

Fillimisht në minutën e 58 me  Mateiu, katër minuta më vonë ishte Silva që dysfishoi shifrat duke u dhënë një goditje të rëndë psikologjike kuebluve. Gaman vulosi përfundimisht rezultatin në 3-0 duke mos i dhënë asnjë shans vllaznisë të reagonte.

Më tepër shpresa për një kualidikim të mundshëm kishte Laci i cili kishte marrë një barazim pa gola në Moldavi përballë Petrocub.

Goli i Mazrekaj në të 38-ën minutë krijoi iluzionin e një kualifikimi pa shumë problem. Por pjesa e dytë do të sihte një makth i vërtetë për kurbinasit që pësuan katër herë. Ishte filllimisht Cotogoi që barazoi shifrat në minutën e 54-ët, më pas në të 74-tën minutë miqtë kaluan në avantazh me Ambros. Një minutë më vonë i njëjti lojtar do të shënonte edhe golin e 1-3 që do ta vështirësonte edhe më tepër situatën. Vulën e eleminimit të Lacit e vendosi Cojocaru me golin e 1-4 në shtesën e takimit.

Tirana është për record me 4 humbje në 4 takime të luajtura! Bardheblutë bënë një paraqitje për tu harruar në këtë edicion të ndeshjeve europiane. Të 4-ta humbjet kanë qënë minimale por ekipi nuk ka reaguar kurr në kohën e duhur.

E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme ku nëse nuk do të kishte patur fatin më vete Tirana mund të pësonte edhe më shumë. Djemtë e drejtuar nga Shehi kishin humbur takimin e parë me një 11-metërsh dhe shpresonin  në një përmbyshje të mundshme pork a ndodhur krejt e kundërta. Gabimet në mesfushë dhe përgjumja e mbrojtjes sollën 2 gola në pjesën e parë në minutën e 25-të ishte Jankovic që shënoi golin e avantazhit. Ndërkoyhë në të 36-ën  Ticinovic do të shënonte edhe golin e dytë për vendasit.

Goli i Ismailgecit në minutën e 51 rindezi shpresat e bardhebluve dhe Tirana e pati shansin me Hasanin i cili i vetëm përballë portjerit e dërgoi topin jashtë. Në futboll nëse nuk shënon pëson dhe kjo i ndodhi Tiranës që pësoi edhe golin e tretë në të 80-ën. Goli i Xhixhës në të 83-tën minutë shërbeu vetëm për statistikë pasi Tirana ishte tashmë jashtë Europës.

Edhe Drita u eleminua pas humbjes në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë belgëve të Antwerp. Golat për miqtë u shënuan nga Krasniqi në të 53-tën dhe Balikëisha në shtesën e takimit.

E vetmja gjë e bukur e mbrëmjes ishte Shkëndia që arriti të kualifikohej më tej pas fitores 3-1 në shtëpi përballë letonezëve të Vamieras. Tetovarët vinin të avantazhuar në këtë takim pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë dhe nuk e vunë asnjëherë në diskutim kualifikimin. Në turin e tretë Shkëndija do të ndeshet me suedezët e AIK.

Zjarr Tv Ad