Aleati i parë jopolitik i Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit është Konfederata e Sindikatave Shqiptare.





Këtë e ka deklaruar kryetari i KSSH-së, Kol Nikollaj, gjatë një takimi ditën e some me zyrtarët socialistë, Damian Gjiknuri, Anila Denaj dhe Eridian Salianji.





“Bashkë me Anilen dhe Damian Gjiknuri zhvilluam një takim pune me përfaqësinë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë të kryesuar nga





z. Kol Nikollaj ku diskutuam mbi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe KSSH-së me fokus primar mbrojtjen e interesit të punëtorëve në sektorët kyç të ekonomisë.





Si një strukturë sindikale partnere, KSSH angazhohet për të mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit në të 61 bashkitë e vendit”, shkruan Salianji.





Në çdo vend të botës sindikatat kanë për detyrë të mbrojë interesat e sindikalistëve, por në Shqipëri ndodh e kundërta, mbrojnë qeverinë.









