E papritur, supriza që gjen në midhje, habitet klienti

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 66-vjecar, Rick Antosh, shkon në një restorant në Manhattan dhe porosit një pjatë me midhje.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes klienti gjen një perlë që mund të vlejë 2 mijë deri në 4 mijë euro dhe më e çuditshmja është se pjata me midhje kushtonte vetëm 13 euro.

Ai ishte atje për tu takuar me një shok klase të shkollës së mesme. Burri po bisedonte me të kur në një moment ai po kafshonte diçka që fillimisht mendoi se ishte ndonjë pjesë midhjeje. “Ndjeva se diçka ishte e çuditshme në gojën time. Pastaj mendova se mos ishte ndonjë dhëmb”, tha ai.

Por duke e marrë sferën e vogël në dorë, kuptoi se bëhej fjalë për diçka anormale. Klienti kërkoi informacion në restorant dhe vendimi erdhi menjëherë: ishte një margaritar.

“Shefi i restorantit më tha se punon aty prej 28 vitesh dhe kjo është hera e dytë që ndodh”, tha Antosh. A do ta shesë perlën e tij? Ndoshta jo. Në fakt do që ta mbajë si një kujtim i një darke origjinale.

 

 

 

Zjarr Tv Ad