E quajti “skizofrene”, Evi Kokalari fiton gjyqin me Ervin Salianjin, ja sa para duhet të paguajë deputeti

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJKKO ka dhënë vendimin për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u akuzua nga aktivistja Evi Kokalari për “shpifje” dhe “ofendime” në drejtim të saj. Në vendimin e gjykatës Salianji është shpallur fajtor për fyerje dhe është dënuar me 50 mijë lekë gjobë.

Më 19 nëntor të vitit të kaluar aktivistja Evi Kokalari, bëri me dije se do të padiste në SPAK deputetin demokrat Ervin Salianji, për ofendimet dhe shpifjet e bëra në drejtim të saj.

Postimi i Evi Kokalarit më 19.11.2021:

Kjo padi ndaj Ervin Salianji do të depositohet në SPAK ditën e hënë.

Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem.

Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në #11dhjetor.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.

Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE). Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM)) dhe mirë që se kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.” – Ervin Saljani

Zjarr Tv Ad