U takua me Aleksandër Vuçiç, pezullohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim sot që pezullojnë nga detyra Liljana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të dytë.

Pezullimi i saj nga detyra vjen pasi mori pjesë në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi për shkarkimin e Stevanoviç u bë i ditur përmes një  njoftimi për medie nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad