E reja vdes në një spital privat pas operacionit! 28-vjeçares i kryhet autopsia, merren në pyetje edhe familjarët!

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një e re ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë ditën e djeshme. Sipas policisë, vajza 28-vjeçar ka vdekur pas operacionit në këtë spital, ndërkohë prokuroria ka nisur edhe hetimet.

Në njoftimin zyrtar, blutë e kryeqytetit sqarojnë se është ngritur një grup hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion”, sqaron policia.

Ndërkohë materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad