Genc Fuga rikthehet në ekran pas sëmundjes dhe shpërthen në lot

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Goditja në tru nuk e mposhti aktorin e njohur, Genc Fugën. Me shumë mundime e vullnet të fortë, ai është tani midis nesh dhe më gati se kurrë për të jetuar mundësinë e dytë që i është dhënë. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktori u shpreh se “jetën e dytë” do ta përdorë për të njëjtin zanat, e kjo është të japë dashuri.

Moderatorja e programit, Rudina Magjistari, u ndal gjithashtu dhe tek gjesti fisnik i bashkëshortes së tij, Eni Jani, e cila bëri një apel në rrjetet sociale për mbështetje financiare. Menjëherë pas këtij postimi, nisi një aksion në rrjetet sociale nga miq, të njohur dhe të panjohur të aktorit duke hapur një “Gofoundme” dhe duke mbledhur brenda pak orësh, më shumë se 19 mijë euro që nevojiteshin.

Më pas, bashkëshortja e aktorit e mbylli faqen në më pak se 24 orë, pasi nuk donte që njerëzit të ndihmonin më tepër kur shuma e nevojshme ishte arritur, e kjo sipas Magjistarit ishte një akt dinjitoz. Nga ana tjetër, Genc Fuga nuk e besonte dot që kaq shumë njerëz ishin mbledhur për ta ndihmuar, aq sa kishte filluar të qante.

Genc Fuga: Kam pasur rastin të provoja atë që nuk e ndiejmë, por atë që është aty. Ne themi për shumë aspekte të jetës që, shiko se është aty, e ndiejmë dhe është aty, por ta provosh këtë, kalon emocione shumë të forta. Që në kontaktin e parë, kur më tha Eni çfarë ishte bërë në pikëpamje elektronike, po qaja, edhe më tha: “Çfarë ke tani?”. I thashë: “Zemër nuk e prisja. Nuk e pret një gjë të tillë”. Dhe është për t’u falënderuar, jo dhe aq aspekti financiar, faleminderit për të gjithë atë, por nuk e ke idenë sa përfiton njeriu nga lutjet, vetëm nga lutjet e të tjerëve! Ka qenë një vëmendje gati-gati… ti fillon edhe vetë korrigjohesh në sensin: “Ore çfarë paskam dhënë?” Aty mund të kuptosh…

Rudina Magjistari: Se sa shumë të duan. Aty e kupton.

Genc Fuga: Aty mund të kuptosh dashurinë.

Rudina Magjistari: Aty e kupton sa shumë të duan dhe atë që ke dhënë, se ndoshta nuk je i ndërgjegjshëm gjatë kohës që punon. Punon, jep dhe vazhdon, por ndërkohë, në momente të tilla kupton se sa i rëndësishëm je për të tjerët. Sa shumë ke prekur dhe ke ndryshuar jetët e të tjerëve.

Genc Fuga: Dhe më vjen mirë që m’u dha një rast i dytë, me këtë jetën e dytë, që përsëri të bëj këtë zanat që di të bëj më mirë, të jap dashurinë. /tvklan.al

Zjarr Tv Ad