Çollaku zbulon detaje nga mbledhja sekrete e Ramës me sekretarët

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News zbuloi një mbledhje informale ku Sekretarët e Përgjithshëm të të gjitha ministrive të cilët janë udhëzuar që për çdo kërkesë që do të vijë nga SPAK, duhet të bëhet centralizimi i informacioneve.

Kjo, tha Çollaku, bëhet sepse kryeministri Edi Rama edhe pse është paralajmëruar nga ambasadat që të mos e tentojë vënien nën kontroll të organeve të reja të drejtësisë.

“Nëse Rama i shkon deri në fund kësaj iniciative, shqetësimi mbetet se si do gjendej opozita nga ky kontroll.

Ka një përpjekje të tillë, ku janë mbledhur javën e kaluar sekretarët e përgjithshëm të ministrive, të cilëve u është thënë që nëse do të ketë kërkesa nga SPKA-u për zyrtarët e ministrive, atëherë informacioni do të jetë i centralizuar dhe të mos përhapet.

Vetëm ambasadorët e kanë paralajmëruar kryeministrin Rama që të mos e ndërmarrë këtë kontroll, por pyetja është se pse Rama po e bën këtë?!”, u shpreh gazetari Basi Çollaku.

Zjarr Tv Ad