E shtuna dhe mëngjesi i së dielës me reshje shiu, pasdite rikthehen orët me diell

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vend do të ndikojë paqëndrueshmëria të shtunën e deri në mëngjesin e së dielës. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, prej mesditës së ditës së diel në vend do të mbizotërojnë orë me diell.

Përgjatë ditës së shtunë do ketë reshje shiu të përkohshme me intensitet të ulët e në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim. Në orët e pasdites e deri në mëngjesin e së dielës në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu e rrebeshe.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje. Gradualisht të dielën do të kthejë nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Zjarr Tv Ad