E tha Grida thelbin e 18 dhjetorit: PD ose e Bashës, ose të shkatërrohet

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Nëse ka ardhur koha që kjo parti të shkatërrohet, le të shkatërrohet!’.
Kjo ishte fjalia e thënë dje nga Grida Duma në mbledhjen e kryesisë, që acaroj demokratët jo vetëm në mbledhjen e kryesisë por edhe në opinionin publik.

Në një kohë kur kupola e partisë e emëruar në mënyrë të paligjshme votoi për një kuvend të dytë pas atij të 11 dhjetorit, vetëm për të ndërruar rendin e ditës dhe me shpresën për të shpëtuar kryetarin nga shkarkimi, vjen edhe një tjetër tezë nga mbështetësit e Bashës.

Për bashkëpunëtorët e afërt të Lulzim Bashës duket se ka vetëm 2 mundësi, ose shkatërrimi i Partisë Demokratike ose vula e partisë të mbesë poshtë jastëkut të Bashës.
Grida Duma, ndoshta pa dashje ka artikuluar publikisht këtë tezë duke dekonspiruar edhe arsyen se përse Lulzim Basha kërkon të mbledh një Kuvend të dytë.]

Duket se me këtë deklaratë Grida Duma i ka lënë anëtarësisë së PD dy alternativa, ose të shkojnë në Kuvendin e 11 dhjetorit për të shpëtuar Partinë Demokratike, ose për ta shkatërruar atë duhet mbledhur Kuvendi më 18 dhjetor.
Zgjidhja për anëtarësinë këtë herë duket e lehtë, ndërsa për Gridën që nuk ka fituar asnjë garë në jetën e saj, zgjidhja mbetet e vështirë.

Zjarr Tv Ad