‘Do jenë duke pirë ndonjë gotë vere të shtrenjtë’, fjalimi brilant i Alizotit: Shumë prej jush kanë ardhur këtu me pare, nuk e kanë idenë e teorive politike

0
1492
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku tha se shumica e kolegëve të tij nga e majta dhe nga e djathta, nuk njohin ide dhe koncepte bazë të partive që përfaqësojnë.

Alizoti tha se teza e PPP-ve që mbrohet me forcë nga të majtët, në fakt është një tezë e djathtë. Ai kritikoi dhe Lulzim Bashën, që sipas tij së bashku me Ramën dhe të gjithë ministrat duhet të ishin të pranishëm në Kuvend, dhe të mos ishin duke i ndjekur diskutimet për buxhetin me ndonjë gotë vere të shtrenjtë para duarve.

Sipas Alizotit, elita shqiptare është pasuruar, ndërkohë që populli është duke u zhytur gjithnjë e më shumë në varfëri dhe standard të ulët jetese. Deputeti tha më tej se ka kohë që Kuvendi është kthyer në banalitet dhe lincim personal, dhe mungojnë debatet që kanë në bazë politikën. Alizoti nuk la pa përmendur dhe pritshmëritë e mëdha që ka politika shqiptare nga SHBA-të, që sipas tij shumë shpejt nuk do të kenë fokus rajonin e Ballkanit, për shkak të tensionit të hapur në detin e Kinës.

“A është politika juaj e Buxhetit e majtë? Kam përshtypjen që pa fyer kolegët, gjysma e kolegëve që kanë ardhur këtu me biletë, kanë paguar pare për të adhur këtu, duke blerë nuk i kuptojnë fare këto teori. PPP që bëni ju nuk janë të majta, jeni për një shtet të vogël dhe një treg të lirë, apo jeni për shtet të madh dhe qeveri të majtë. Këtu nuk ka artikulim dhe fjalime politike, kryeministri nuk është në sallë kur diskutohet Buxheti por duhet të ishte këtu dhe kryetari i opozitës.

Gjysma e ministrave nuk janë këtu në sallë, koha zgjatet ndërmjet një teatri, se kush është çun më i mirë dhe kush bën gallatë më shumë, politika nuk është gallatë, se jemi populli më i varfër në rajon, kështu ka qenë në të gjitha kohërat, ama ka një ndryshim, elita shqiptare sot është më e pasura. Janë të pasur pa ditur asgjë, më vjen keq që e them këtë gjë, mos e merrni për arrogancë, por kemi injorancë në parlament, ndaj është linçim e gjithë politika.

Kryeministri dhe lideri juaj, që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e mirë i servilosen që të kapen ndonjë post, duhet ta mbash mirë me kryeministrin, dhe nga pala jonë me kryetarin që të bëhesh deputet. Ky është realiteti i hidhur i Kuvendit tonë. Do vijë ai Kanti (Rama) më vonë, meqë jemi këtu dhe ka pak veta që dëgjojnë, se të tjerët janë në shtëpi, ose duke pirë ndonjë verë të shtrenjtë, uroj që shqiptarët të revoltohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Aleati ynë i madh shumë shpejt do të shkëputen në detin kinez, e kështu që amerikanët mund të largohen nga Ballkani, ne duhet të mendojmë për një ekonomi cilësore, dhe për një parlament cilësor. Njeriu është vepra e tij thotë Sartri, më vjen keq por vepra e këtij parlamenti është banaliteti, çfarë koncepti keni ju për zhvillimin si të majtë. Çfarë teze keni ju për të zhvilluar ekonominë?

olitika në të gjithë botën zhvillohet në ekonomi, ju çfarë teze keni, PPP-të janë të majta? Jo nuk janë të majta. Pse jeni socialistë ju? Nuk je socialist se ke pasur babanë oficer në partinë e punës, unë e di që Parlamenti është bërë një garë vjershash, kohën do ta marrin liderat botërorë që flasin për njëri tjetrin, do të vazhdojnë lincimin personal, dhe ju e keni parë dhe e dini se sa e shëmtuar është kjo. Meqë kryeministri ka qejf Kantin, po i them që dinjiteti i njeriut është i paprekshëm“, u shpreh Alizoti.

Zjarr Tv Ad