Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar që vota e saj në zgjedhjet e 11 Majit do të shkojë për Ilir Metën.
Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit deputetja e Partisë së Lirisë është shprehur se përgjatë kësaj fushate do të punojë për opozitën.
“Do punoj për opozitën dhe sigurisht si deputete si ish-deputet si të doni ju si një nga themelueset e LSI, si një nga kontribuset kryesore të LSI si një nga deputete e LSI që gjithmonë kam marrë mandatin në një nga zonat më të vështira, e kam mandat gjaku.
Vota ime do të shkojë për Aleancën e Shqipërisë së Madhërishme dhe sigurt që do shkojë në listën e hapur për Ilir Metën. Si një nga njerëzit kryesore dhe kontributorë të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri”, thotë Kryemadhi, teksa me një përllogaritje që ka bërë u bën thirrje të gjithë atyre miqve dhe njerëzve që i kanë besuar asaj në zgjedhjet e 11 Majit të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë, njeri i cili sipas saj ka kontribuar në stabilizimin dhe jetën politike në Shqipëri dhe me vendimin e tij për të marrë pjesë në listat e hapura e tregoi dhe njëherë që është burrë shteti dhe jo “frikacak”.
“Unë kam pasur plan të kandidoj e pavarur por duke ditur llogjikën e Metës dhe rrethanat që ndodhet PL në shtator jam tërhequr për të mos kandiduar. Sot me ligjin aktual një kandidat i pavarur del me 15 mijë vota në Tiranë, ndërsa në listën e hapur duhen 30 mijë vota. Unë shumë e mençur nuk jam pro dhe budallaqe nuk jam Metës i duhen mbi 30 mijë vota për të dalë vota për të garantuar vendet e 2 deputetëve që kanë hyrë në listën e mbyllur, dhe u bëj thirrje atyre që kanë besuar te unë që të shkojnë të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë”, tha Kryemadhi ndër të tjera.
Ndërkohë një paralajmërim ka pasur edhe për Endrit Brahimllarin, ish-kolegun e saj i cili “tradhtoi” Partinë e Lirisë dhe u pozicionua krah Partisë Socialiste ku dhe me vendim të Kryesisë së kësaj force politike u vendos si kandidat për deputet në listat e hapura.
“Para 6 muaj ulëriste për inceneratorin se besoj që sot do shkojë të digjet dhe ai inceneratori. Që kështu të ketë…”, tha Kryemadhi.