E trishtë/ Ndahet nga jeta Ali Mula, një nga themeluesit e Ansamblit “Dardania”

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare një nga themeluesit e Ansamblit “Dardania”, Mjeshtri i madh Ali Mula.

Ali Mula ka qenë pjesëmarrës në të gjitha festivalet kombëtare, lokale dhe në shumë evente si intrumentist virtuoz.

Përveçse një instrumentist i zoti ai do të mbahet mend edhe për humorin e mrekullueshëm që e karakterizonte.

Artisti tropojan i cili njihet për krijimin e valles “Kërce moj çikë” më herët ishte dekoruar nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin Mjeshtër i Madh.

Vallja ” Kërce moj çike” mban vitin 1956, por Mula përmend dhe disa nga vallet dhe rapsoditë më të dëgjuara dhe të spikatura të Tropojës si Vallja e Valbonës, motivi i valles së madhe, siç e quan ai, Festë të Madhe ka Shqipëria, apo edhe vallja e Bajram Currit, të cilin e ka krijuar në dy variante, me kor dhe solo.

Artisti tropojan ka një karrierë të gjatë artistike, si artist e regjisor dhe është pasqyruar në shumë aktivitete e festivale të Shqipërisë, për të cilat është nderuar me tre çmime si Laureat Republike.

Me dashurinë për artin, Ali Mula formoi Ansamblin Valbona të Tropojës dhe Ansamblin Dardania, emrin e të cilit mban sot Ansambli i Tropojës.

Zjarr Tv Ad