E vërteta- Zarfi i zi për përjashtimin e Luizit nga loja është për shkak të zënkës me Kiarën apo prej sëmundjes

0
305
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron vëllai i madh.

Ndërkohë që Olta, Armaldo dhe banorë të tjerë mendojnë që mund të jetë një dënim me përjashtim për Luizin, pas gjithë situatës që ka ndodhur me Kiarën ditët e fundit.

Kiara ka qenë shumë e tensionuar pasi Luizi bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh. Kiara ka qenë gjatë gjithë ditës e tensionuar dhe ka qarë madje pasi Luizi e kishte mbështetur te lavamani dhe nuk e linte dilte.

Ai i tha pak më parë Kiarës: E provove që i çoj njerëzit në limite, teksa kjo e fundit i thotë ik e mos hajde më.Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin.

Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.Ndërkohë, Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani.

Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

Luizi ka disa ditë që ka dridhje trupi dhe banorët flasin për doktorë që hyjnë në Big Brother dhe kjo është arsyeja pse Top Chanel gjen shkak Kiarën për ta përjashtuar Luizin pasi nësë Luizi ka sëmundje Top Chanel humbet patentën e së drejtës televizive të Big Brotherit

“I duhen ilaçe specifike”/ Pse gjendja shëndetësore e Luizit po mbahet e fshehtë? Mjekët futen gjatë natës në BBVA

Sëmundja e Luiz Ejllit, bëri që e gjithë vëmendja e shqiptarëve të kthehej nga shtëpia më e famshme. A është Luiz i sëmurë apo jo? Kjo ishte pyetja që diskutohej kudo, kafe, ambiente pune, shtëpi, kudo ku shkoje.

Atëhere u tha se ai nuk është i sëmurë, duke bërë që kjo çështje të harrohej, por dyshimet se këngëtari ka probleme shëndetësore janë rikthyer sërish. Mbrëmjen e kaluar Luizi ka qenë i sëmurë. Teksa të gjithë ishin duke u argëtuar në oborr, ai po qëndronte në dhomën e gjumit.

Fillimisht këngëtari filloi të dridhej, ku ishte këngëtarja Nita Latifi e cila e pa dhe iu afrua për të pyetur nëse ndihej mirë.

Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit ku dhe më pas është vizituar nga një doktor, dhe këtë nuk e zbuluan kamerat e shtëpisë, por ka qenë Maestro i cili e ka treguar gjatë një bisede me Kiarën, e cila i ka kërkuar që të mos e diskutojë këtë.

Në një video që është bërë virale në rrjet, Armaldo dëgjohet teksa i thotë moderatores: Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doktor Gjithashtu, në një tjetër moment Kiara dëgjohet teksa i thotë Ermionës që të mos e shqetësojë Luizin dhe se atij i duhen ilaçe specifike.

Kiara: Nuk ke se çfarë i bën Ermiona: Po kam unë moj ilaçe Kiara: Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tni do thjesht të rrijë të flerë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq

Ermiona: Mua më erdhi gjynah, sepse sma ktheu përgjigjen siç ma kthente gjithmonë. Unë kam ilaçe Kiara: Ato duan ilaçe specifike, nuk mund ti japësh ilaçe të tjera.

Zjarr Tv Ad