Edhe pse ka ndërruar jetë, George H.W.Bush vazhdon të përmendet për të mirat që ka bërë. Ai financoi një 7-vjeçar në Filipine për 10 vjet duke përdorur një pseudonim, zbuloi një organizatë jofitimprurëse.
Përmes një organizate që përdorte kisha lokale për të ndihmuar fëmijët në komunitetet e varfra në botë, Bush sponsorizoi një djalë të quajtur Timothy. Për një dekadë, ish-presidenti i dërgonte të ardhura për edukimin, aktivitetet jashtëshkollore dhe për ushqimin.
Është zbuluar një prej letrave që i ka dërguar vogëlushit, për të cilin kishte një dashuri të madhe ndonëse nuk e takoi kurrë.
“I dashur Timothy, unë dua të jem miku yt i ri. Jam një burrë i vjetër, 77 vjeç, por i dua fëmijët. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë, unë të dua. Unë jetoj në Teksas, prandaj do të të shkruaj herë pas here. Paç fat. G.Walker”, shkruhej në letrën e ish-presidentit.