Nëse je në një rrugë të gjatë, është thelbësore të dish se sa rrugë i ka mbetur automjetit.Të gjithë shoferë mund ta ketë përjetuar frikën pasi kanë parë dritën e kuqe të matësit të karburantit, pa patur asnjë ide se sa kohë mund të vazhdojnë të udhëtojnë me makinën. Çdo kilometër që bëni rrit ankthin. Për fat të mirë, tani mund të dini saktësisht sa kohë mund të udhëtoni edhe kur drita paralajmëruese është ndezur. Kjo do t’ju bëjë që të mos e bllokoni njërën anë të rrugës. Sasia e kilometrave që ju mund të bëni me automjet ndërkohë që drita paralajmëruese është ndezur varet prej modelit të makinës. Kjo është shumë logjike kur e mendoni. Kjo mund t’ju kursejë shumë stres kur jeni në autostradë dhe do ta dini saktësisht kur është koha për të bërë një ndalesë.
Pra, shanset janë që ju patjetër mund të udhëtoni me dritë të kuqe deri në pikën më të afërt të karburantit. Ndërsa në klasifikim për disa nga automjetet më të shpeshta në trojet shqiptare duke nisur nga modeli me më shumë kilometra:
Audi Q7 96 km
Mercedes A-Class 86 km
Volkswagen Pasat 78.3 km
Peugeot 206 77.3 km
BMW X5 77.2 km
Renault Megane 77.1 km
Mercedes C-Class 74 km
Opel Astra 72.4 km
Renault Scenic 71.7 km
Mini Cooper 71.6 km
Volkswagen Golf 69.5 km
Smart 69 km
Ford Focus 66.8 km
Volkswagen Polo 67.9 km
Mercedes E-Class 67 km
Toyota Yaris 65.9 km
Audi A3 65.3 km
Range Rover 65 km
Ford Fusion 64.72 km
Ford Fiesta 62 km
Fiat Punto 52.4 km
Jeep Grand Cherokee 50.5 km
Opel Corsa 49.7 km
Edhe sa kilometra mund të udhëtoni pasi ndizet drita paralajmëruese?
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...