Edi Manushi bën deklaratën që nuk pritej për Edi Ramën: Ishte e frikshme të punoje me të, të çonte mesazhe në 3 të natës…

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori Edi Manushi, ka folur për “Dilema Sociale” për marrëdhënien e tij me Kryeministrin Edi Rama, si dhe njohjen mes tyre. Autori dhe moderatori i “E Diell”, i cili dikur ka punuar me Kryeministrin, ka zbuluar detaje sesi përfundoi bashkëpunimi i tij me të.

Sipas Manushit, Rama i niste sms në 3 të natës, gjë e cila nuk përshtatej me ritmin e tij të punës dhe të jetuarit, e për këtë shkak rrugët e tyre do të ndaheshin shumë shpejt.

“Të punoje me Edi Ramën ishte e frikshme. Atëherë sa kishin dalë celularët dhe ishte i frikshëm më mesazhe. Shkruante në 3 të natës, një lloj ritmi që nuk përshtatet me mënyrën time të jetesës. Unë i ktheja përgjigje në mëngjes. Aty më tha rrugët tona nuk bashkohen dhe nuk punuam më bashkë”, u shpreh Manushi.

Ndërkohë, i pyetur nga prezantuesi Eno Popi, se çfarë mendimi ka për Edi Ramën në pozicionin e Kryeministrit, ai u shpreh se ka krijuar një imazh kulti te vartësit e tij.

Zjarr Tv Ad