Yuri Kim bën lëvizjen e rëndësishme, takohet me kryebashkiakun socialist në Vlorë/ Çfarë kanë diskutuar?

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, Ambasadorja Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Këtë lajm, e ka bërë të ditur vetë Leli, i cili thekson “çmoj mbështetjen dhe vëmendjen e vazhdueshme të Amerikës ndaj Shqipërisë, Vlorës dhe qytetarëve të saj.”

Në fund të reagimit të tij, Leli shkrun se “USA do të ngelet udhërrëfyesi i rrugëtimit tonë drejt të ardhmes.”

Postimi i plotë:

“Ndihem veçanërisht i nderuar që, nga vizita e saj në Vlorë, këtë fundjavë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, u kthye sërish në bashki. Çmoj mbështetjen dhe vëmendjen e vazhdueshme të Amerikës ndaj Shqipërisë, Vlorës dhe qytetarëve të saj.

Forcimi i lidhjes mes dy vendeve, tani edhe përmes #DefenderEurope21, janë rezultati i një miqësie të gjatë, përkrahja e së cilës rrit stabilitetin. USA do të ngelet udhërrëfyesi i rrugetimit tonë drejttë ardhmes.” – shkruan Leli.

Zjarr Tv Ad