Edi Rama/ 8 vite më ‘çelës kopil’ në dorë, për të hapur derën e BE-së!

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Menjëherë pas samitit të Brdo në Slloveni ku për Shqipërinë dhe Maqedoninë u hoq çdo shpresë për një hapje të shpejtë të bisedimeve me Bashkimin Europian, kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për mediat austriake.

Duke folur për të përditshmen ‘Kurier’, ai është shfaqur krejtësisht i dorëzuar për perspektivën e vendit tonë në BE duke deklaruar se, ‘asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt’.

Rama më pas ka vazhduar të fajësojë vendet e BE-së dhe ka deklaruar, se ai është lodhur nga pritja e gjatë.

Pikërisht në këtë koncept dhe strategji të Ramës, qëndron edhe çelësi i dështimit të vendit tonë në Raport me BE-në.

Unioni nuk kërkon nga vende si Shqipëria thjesht të presë me durim dhe një ditë portat e tij do të hapen, por vetëm atëherë kur kushtet dhe detyrat e shumta të vendosura vit pas viti, të plotësohen vendi ynë mund të hyjë në BE.

Zbatimi i reformave, shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë çelësi që na kanë treguar vendet e BE-së për të na hapur portat e tyre.

Por Rama, për 8 vite rresht dhe me sa duket edhe në këtë mandate të tretë ka tentuar që ta hapë atë derë me ‘çelës kopil’.

Nëse propaganda (çelësi kopil) për të mbuluar realitetin këtu brenda Edi Ramës i funksionon, ky çelës kopil duket se nuk ka për të funksionuar kurrë me BE-në.

Pikërisht këtë temë ka trajtuar edhe Bujar Kapexhiu në karikaturën e tij të radhës botuar në Mapo: Do tu fus në Europë me çelës kopil!

Zjarr Tv Ad