Edi Rama: Ne jemi më të pasur se Zvicra, nuk kanë sa ne, por dinë më shumë! Izraeli nuk ka ujë, por…

0
3777
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama teksa foli për dijen dhe shkencën u ndal tek burimet natyrore që ka Shqipëri, por që për fat të keq nuk ka ende dijen. Në përvjetorin e Akademisë së Shkencave, Rama tha se Zvicra nuk ka sa Shqipëria, por di më shumë sesa ne.

Ai tha se Izraeli nuk ka ujë, por është vendi numër 1 në planet për ujin dhe kjo për shkak të dijes. Nëse ke investuar më shumë në dije, u shpreh Rama aq më shumë rriten të ardhurat.

“Shumë njerëz thonë ne kemi ujë, ne kemi diellë, ne kemi naftë, ne kemi minerale, ne kemi pyje, male. Ne duhet të jemi si Zvicra, sepse ne jemi shumë të pasur, mirëpo vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë. Zvicra nuk ka sa ne, por Zvicra di më shumë se ne. Nëse shohim investimet në dije dhe shkencë krahasor me të ardhurat do të shohim që sa më shumë është investuar në dije dhe shkencë aq më shumë janë rritur të ardhurat.

Izraeli nuk ka ujë, por është vendi nr 1 në planet për ujin. Ka ekselencën e furnizimit me uje pa pasur ujë fare, sepse ka dijen. Ne kemi ujë më shumë se të gjithë pas Norvegjisë dhe problemin kryesor kemi ujin. Pse? Për shkak të një trashëgimie të egër si rezultat i padijes.

Më tej kryeministri shprehu respekt për të gjitha akademikët:

“I keni rezistuar injorantëve, dallkaukëve dhe vulgarëve që ju kanë dalë përpara dhe ju kanë treguar si bëhet kjo puntët. Uroj mos dorëzoheni, sic nuk dorëzohet i paoksidueshmi, Skënder Gjinushi.”

Zjarr Tv Ad