Edi Rama një gjel i ngrefur mbi plehun e korrupsionit!

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili

Edi Rama një gjel i ngrefur mbi plehun e korrupsionit!

Edi Rama mbi malin e plehut të korrupsionit bën si gjel që këndon nga halli këngën: “se drejtësia po funksionon”, kur ajo vepron ndaj ndonjë të korruptuari qeveritar apo bashkiak të kapur me presh në dorë.

A thua se Edi Rama është kryeminister, që paska detyrë të prodhojë të korruptuar që të mos mbetet drejtësia pa punë.

Edi Rama është kryeministër që ka detyrim të bëjë gjithshka që të mos korruptohet vetë si dhe të mos emërojë pa fund të korruptuar njeri pas tjetrit me firmën e tij.

Por Edi Rama nuk bën dot as njerën as tjetrën.

Sepse ai vetë i firmos, i mbron dhe i promovon aferat korruptive gjithnjë e më të mëdha.

Ai kujdeset vetëm që dardhat dhe kumbullat e korrupsionit të vazhdojnë, por detyrimisht të përfundojnë të gjitha në duart e tij dhe pastaj tu ndajë ai vetë ndonjë copë të tjerëve.

Gjithshka, që lidhet me zyrat e pushtetit rilindas që nga Kryeministria e deri tek zyra me fundit lokale është vecse një element në menunë gjigande të korrupsionit Ramist.

Çdo koncesion, tender, investim, apo procedurë publike ka mbrapa një histori korrupsioni, një klient pushteti dhe në vijim rrëmbimin e radhës të parave publike.

Historia e konkurimit, garës së rregullt e të drejtë në procedurat publike ka vdekur.

Ende pa u bërë publike çdo procedurë është akaparuar që më parë duke e qepur me dorë sipas përmasave të klientit të radhës së qeverisë.

Qeveritare e zyrtare pa fund të të gjithë niveleve janë tashmë të publikuar për aferat e tyre anë e mbanë nëpër media dhe një pjesë e tyre ndodhen edhe përpara drejtësisë.

Të gjitha nivelet e qeverisjes janë afektuar në mënyrë pandemike nga infeksioni i korrupsionit.

Do shikoni që do ketë largime të tjera nga qeveria sepse qeverisja e Edi Ramës ka nevojë për gjak të ri të korruptuarish që garanton vazhdimësinë e korrupsionit.

Korrupsioni garanton blerjen e votave dhe pushtetin e pisët që të qëndrojë në këmbë ndaj Edi Rama është i pandarë prej tij.

Përveç se një gjeli të ngrehur, që këndon me zë të çjerrë mbi malin e plehut të korrupsionit Edi Rama nuk përfaqson më asgjë tjetër.

Zjarr Tv Ad