Edi Rama reagon për herë të parë për rastin e Krujës: E pafalshme!

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar per here te pare me anë të një statusi në “Twitter” në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit ndaj vajzës 25-vjeçare, Xhisiela Maloku.
Rama paraditen e sotme dënoi dhunën, ndërsa thotë “ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën”.

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.
Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad