Eduard Selami e quajti Berishën ‘fatkeqësi’, nuk përmbahet Stresi: Ik o hale, o ndryrësirë, ke gojë ti…

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtari i njohur Stresi i është hakërryer Eduard Selamit, pas deklaratave të tij se Berisha është një fatkeqësi për PD-në.

Stresi ka komentuar në një nga postimet e vjetra të Selamit në rrjetet sociale: “Ik o ndyrsire hale ke goj me Fol per berishen Ti”. Reperi nuk e ka fshehur asnjëherë pëlqimin e tij për Berishën, të cilin e ka mbështetur dhe gjatë ditës së djeshme, kur ish-kryeministri është kthyer në vendin e tij të lindjes në Tropojë.

Sa i takon Selamit, ai tha dje për VOA-n se Lulzim Basha “do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës”.

“PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”, tha mes të tjerave Selami gjatë ditës së djeshme.

Zjarr Tv Ad