Edi Rama përgjigjet për “Ballkanin e Hapur”: Nuk zëvendëson Procesin e Berlinit dhe as integrimin e Shqipërisë! Mekanizëm për të përshpejtuar punën

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se “Ballkani i Hapur” nuk zëvendëson e as transformon Procesine Berlinit. Po ashtu, sipas Ramës, ky projekt nuk zëvendëson procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ballkani i Hapur” nuk është as zëvendësim, as transformim i Procesit të Berlinit apo i procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Është një mekanizëm për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe Procesin e Berlinit. Që piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit të transformohen në kilometra të bëra bashkarisht në kuadër të vizionit të këtij procesi”, tha Rama në Kuvend, duke iu përgjigjur në interpelancë deputetit Tritan Shehu.

Zjarr Tv Ad