Emërohet drejtuesja e re e QSUT-së, Albana Fico merr në dorë një prej spitaleve më të rëndësishme në vend

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albana Fico do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, “Nënë Tereza”. Emërimi i saj është bërë mëngjesin e sotëm, nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila dhe e ka prezantuar Ficon me stafin e spitalit.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, shkruan ministrja Manastirliu.

Më parë, këtë post e mbante Enkelejd Joti. Ky i fundit u zgjodh dy javë më parë në krye të RadioTelevizonit Shqiptar, ndaj dhe u detyrua të njoftonte largimin nga QSUT-ja.

Zjarr Tv Ad