Efektivi i RENEA-s nxirret nga gremina, por i duhet 3 orë të për të shkuar në Shkodër

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duhet të ishte një shëtitje në nisje të dimrit por ka rezultuar fatale… Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, ka dëmtuar të dyja këmbët, legenin dhe duart pasi ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash në malin e Zorgjit në Dukagjin. Efektivi kishte dalë i vetëm për alpinizëm në Theth, por ka ngatërruar rrugën dhe ka rënë në humnerë.

Ai u gjet nga banorët e zonës rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që terreni i vështirë ka vonuar zhvillimin e operacionit për shpëtimin e tij. Në ndihmë të tij, u nis një ekip i RENEA-s nga Tirana, bashkë me Forcat e Ndëhyrjes së Shpejtë dhe Policinë e Shkodrës.

Ai u nxorr nga humnera 5 orë pasi u gjet, ndërkohë që ende nuk dihet cila është gjendja e tij shëndetësore dhe se a do të mund t’i ndjejë më këmbët e tij, që siç shihet edhe në foto, i ka të fashuara.

Zjarr Tv Ad