Efektivja e policisë tregon si do të funksionojë shlyerja e gjobave për këmbësorët

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar sot në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte efektivja e Policisë Rrugore, Anxhelina Bregu, e cila tregoi më shumë detaje në lidhje me gjobat për këmbësorët.

Bregu sqaroi se pasi këmbësorëve u vendoset gjoba, u merret karta e identitetit deri në shlyerjen e gjobës. Më pas, këmbësori kthehet me mandatin e pagesës tek punonjësi i policisë, për të marrë mbrapsht kartën e identitetit.

Për sa i përket vjeljes së kësaj mase, e kam thënë edhe herë të tjera, ne i referohemi nenit 205, ku na jepet e drejta për t’i mbajtur 1/3 e dokumentacionit të mjetit. Njëkohësisht, ne nuk mund ta mbajmë dot dokumentacionin sepse është këmbësor, por i marrim kartën e ID-së deri në shlyerjen e gjobës. Sepse nuk ke si ia lë masën ndryshe, nuk ke sesi e vjel. Nuk është drejtues mjeti, që kjo masë të kalojë te karta e mjetit. Thjesht merr kopjen e masës që atij i përket dhe me atë shkon bën pagesën. Më pas, rikthehet tek punonjësi i policisë për t’i dhënë mandatin e pagesës.

Bregu tha se kjo masë nuk mbetet në historikun e qytetarit, por nëse përsëritet si veprim, do të marrin sërish gjobë.

Zjarr Tv Ad