Einxhel Shkira: Meshkujt shqiptarë janë fodulla, injorantë, që nuk kanë aftësi të dashurojnë…

0
695
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja Einxhel Shkira, shprehet e revoltuar ndaj meshkujve shqiptarë. Shkira shkruan se; meshkujt shqiptarë nuk kanë aftësi që të dashurojnë, sepse kanë egon e të qenurit “burrë”, e se këto “specie”, ekspozohen si shembuj për fëmijët.

“Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, prepotent ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke tëpërçmuar. Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E trishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët,” – kështu ka shkruar moderatorja Shkira.

Zjarr Tv Ad