Ish-deputetja Rudina Hajdari përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në prostesëtn e së shtunës, e cila është iniciuar nga opozita.
Ajo thotë se grusht i vogël njerëzish kanë kapur vendin prej fyti, duke i marrë gjithçka, nga fondet publike tek pasutitë natyrore, ndaj sipas saj të gjithë bashkë duhet të ngrihen që vendi t’u kthehet qytetarëve të vet.
“Një grusht i vogël njerëzish kanë kapur vendin prej fyti dhe ikanë marrë gjithçka, nga fondet publike tek pasutitë natyrore. Kjo është arsyeja se përse Shqiipëria nuk po ecën përpara. Ama nëse ne të gjithë bashkë kërkojmë me forcë që vendi të na kthehet ne në pronësi, qytetarëve të vet.
Ne do ia dalim që ta çlirojmë dhe ta shpëtojmë të ardhmen tonë. Prandaj në 12 nëntor iu ftoj që të dalim në shesh në orën 16:00, do të jemi dhjetëra e qindra e mijëra. Është e rëndsishme që të mos mungosh as ti që më dëgjon. Eja të pres në shesh, të luftojmë së bashku për familjet tona, për bizneset tona, për ëndrrat tona. Ju mirëpres!”, thotë Rudina Hajdari.
Linku i videos: