Eksodi masiv drejt Britanisë/ Rama: Shqiptarët merren me thashetheme! Pjesa dërrmuese s’janë nga Shqipëria

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë per emisionin radiofonik anglez ‘Pjesa tjetër është politikë’ ku ka folur edhe për eksodin masiv të shqiptarëve në drejtim të Britanisë së Madhe.

Gjatë bisedës me gazetarin, Rama u përpoq të përgënjeshtrojë shifrat alarmante të shqiptarëve të cilët po kalojnë përditë edhe më shumë me gomone Kanalin e Lamanshit për të arritur në Britani.

Sipas Ramës, duhet të ndahet nëse njërëzit që largohen, janë shqiptarë nga Shqipëria, shqipëtarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, apo ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia.

Gjithashtu Rama i bëri bisht pyetjes rreth arsyeve të shqiptarëve se pse këto shifra janë rritur kaq shumë, ku sipas tij del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne.

Rama: Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithësë jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njërëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqipëtarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia. Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për’tu kuptuar, por pavarëshisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.

Pyetje: A i dini arsyet pse këto shifra janë rritur kaq papritur?

Rama: Sepse pasi del nje thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne.

Zjarr Tv Ad