Ekzekutoi njerkun se i kishte vrarë nënën, historia e 36-vjeçarit që u plagos në Vlorë

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmja e ditës së premtes në Vlorë u trondit, pasi një 36-vjeçar u qëllua me plumb, teksa ndodhej në ballkonin e banesës së tij.

Eljus Thartori u qëllua me armë zjarri, megjithëse fillmisht u raportua për një shpërthim me tritol në banesë. 36-vjeçari i cili ndodhet për kurim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, dëshmoi se e i ka plasur celulari në dorë, ç’ka dyshohet përveç armës me të cilën është qëlluar, ka pasur edhe lëndë plasëse.

Burime bëjnë të ditur se Eljus Thartori, ka qenë i dënuar në i dënuar në prill të 2008 me 10 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje paleje të armëve luftarake”.

Po nga burime konfidenaciale për Faxweb, raportohet se Thartori ka vrarë me armë zjarri njerkun e tij, për hakmarrje. Kur ka qenë fëmijë, njerku i tij ka vrarë mamanë e Thartorit dhe pas disa vitesh, 36-vjeçari është hakmarrë.

Ai ishte raportuar në media se kishte qenë më herët i dënuar për vrasje dhe se luante letra me nxënësit në orën e mësimit.

Deri në këto momente për këtë ngjarje kriminale policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona të dyshuar, por asnjëri prej tyre nuk është ndaluar.

ImageImage

Zjarr Tv Ad