Ekzekutori i Ardian Nikulajt s’mund të ekstradohet në Shqipëri, zbardhet mesazhi që i erdhi autoriteteve shqiptare nga Interpol

0
453
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e Ruben Saraivës, portugezi i cili ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në resortin e tij “Coral” në Shëngjin.

Saraiva u vu në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Markok, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se ditën e sotme “Interpol Maroku” i ka dërguar një mesazh homologëve shqiptarë ku i kanë vënë në dijeni se Ruben Saraiva ndodhet në paraburgim.

“Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Interpol Maroku për autoritetet shqiptare.

Praktikisht ky është edhe mesazhi që informon palën shqiptare për arrestimin e të shumëkërkuarit dhe kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe arsyet se pse ai akuzohet nga shteti shqiptar.

Mësohet se Saraiva ka udhëtuar drejt Marokut te familjarët e tij duke ditur që vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë shtet.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes së ekstradimit autoritetet përkatëse në të kaluarën kanë përdorur në disa raste parimin e reciprocitetit të ndërsjelltë. Kjo do të thotë, se ekziston varianti që Saraiva të shkëmbehet me ndonjë person të shpallur në kërkim nga autoritetet marokene dhe që mund të jetë ndaluar në Shqipëri.

Ruben Saraiva dyshohet se ka shkuar në Marok me dokumente false. Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut, Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente apo armë.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia kanë organizuar vrasjen e Nikulajt.

Zjarr Tv Ad