“Nuk ka marrëveshje me Lul Bravën”, Berisha: Alibeaj ka një vëlla të arrestuar për vjedhje me armë në Gjermani, por s’ka treguar

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e djeshme për fushatën elektorale dhe premtimet e qeverisë, si edhe palën që mban logon e Partisë Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn.

Ai i cilësoi në “Open” premtimet e mazhorancës si akte të pafalshme, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama, ministrja Belinda Balluku, Elisa Spiropali e të tjerë, do mbahen përgjegjës për krime të shëmtuara elektorale që nuk do të falen.

Lidhur me bashkimin e demokratëve, Berisha deklaroi se “nuk mund të gjendet marrëveshje me pengjet”, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt edhe Lulzim Bashës, të cilin e cilësoi si “Lul Brava”. Sipas tij ata janë pengje dhe kanë lidhje me krimin dhe që shfrytëzohen nga Rama.

Mes të tjerash Berisah deklaroi se Alibeaj ka një vëlla “të rrezikshëm” që është arrestuar për vjedhje me armë në Gjermani, ndërsa sa i përket Bashës, tha se ka dosje për pastrim parash që kontrollohet nga kryeministri Rama.

Berisha: Këto janë akte të pafalshme dhe Rama do mbahet përgjegjës si kryekriminel elektoral. Ta dijë mirë ai, Balluku, Spiropali, etj që po kryejnë përditë krime të shëmtuara elektorale që nuk do të falen ndonjëherë. Në këto zgjedhje dhe në vazhdim do rikthehemi. Ne do fitojmë shumicën e bashkive, me shifra ekzakte nuk flas dot. Nëse zgjedhjet zhvillohen nesër Rama del nga politika. Përgjegjësia ime është të bëj një fushatë në përputhje me ligjin dhe të fitoj zemrat dhe mendjet e qytetarëve. Nuk kam në dorë gjë, nuk blej vota apo të bëj presione. Ndjek një fushatë idealiste, por nëse këta vazhdojnë në këtë mënyrë do rrokullisen.

Në historinë e botës nuk gjen kurrë marrëveshje me pengjet, vetëm me pengmarrësit. Ata janë pengje të Edi Ramës. Të bësh marrëveshje me Lul Bravën dhe Enkelejdin është si të rrahësh ujin në hava.

Marrëveshja duhej me Ramën, por me atë nuk bëj marrëveshje. Ata janë pengje. Lidhjet me të tmerrshme të njeriut janë ato me krimin. Rama i ka në dorë me lidhjet e tyre me krimin. Dosjen e zotërisë për larje parash e ka firmosur një prokuror, Lul Basha akuzohet për larje parash se nuk tregon burimin për 700 mijë euro. Ky do dënohej dhe Rama e mbante peng. Enkelejdi ka një vëlla të rrezikshëm të arrestuar për vjedhje me armë në Gjermani. Quhet Taulant Alibeaj, Enkelejdi këtë nuk e ka deklaruar. Problemi është më i thellë, ku gjendet sot Taulanti. Duhet të dalë ai ta thotë, unë e di përafërsisht.

Ai ka detyrime. A ka një bashkëjetuese ai në Kushtetuese, duhet të thotë kam një kunat kriminel. Nuk është vetëm kaq. Ai po bën fushatë haptaz për Veliajn në Tiranë. Shpërndahen video ku kandidati i Lul Bravës i thotë qytetares voto Erion Velinë. Ky është spot televiziv.

Zjarr Tv Ad