Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale B.S, 25-vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi . Por gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 283 dhe 291 të Kodit Penal.