Elena Kocaqi: Refuzoj koalicionin me Sali Berishën dhe Adriatik Lapajn

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elena Kocaqi, kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare e ftuar në Report Tv u shpreh se nuk do të futej në listat e Sali Berishës apo partisë së Adriatik Lapajt për zgjedhjet parlamentare 2025.

Në emisionin ‘Frontline; me gazetaren Marsela Karapanço, Kocaqi nënvizoi se partia e saj, e krijuar vetëm pak muaj më parë, synon të konsolidohet si një subjekt i pavarur dhe të ofrojë një alternativë të re politike në tregun aktual.

Kocaqi theksoi se, ndonëse mund të shqyrtohen marrëveshje publike për aleanca pas janarit, aktualisht nuk ekziston asnjë bashkëpunim. Duke iu referuar sistemit zgjedhor që nuk lejojnë koalicione parazgjedhore, ajo u shpreh se kjo situatë e bën më të vështirë bashkimin mes partive të vogla.

Ne kemi shumë parti që duan të kenë marrëveshje, të paktën partitë e vogla. Ne jemi parti që jemi krijuar prej 2-3 muajsh dhe kemi kërkuar që të konsolidojmë vetveten. Nëse do flasim për aleanca, kjo do jetë me një marrëveshje publike, ndoshta nga janari e tutje. Diskutime paraprake ka. Ne jemi parti që kemi dale, se kemi ndjerë që në tregun politik mungon një ofertë politike.

Në listat e Berishës do futeshe? Jo më vjen keq nuk futem. Unë jam parti më vete, futen se nuk lejohet koalicioni parazgjedhor. Unë nuk futem tek asnjë listë, se kam partinë time. Nuk futem pa marrëveshje. S’kemi asnjë marrëveshje. Partia e Lapajt është parti më vete, partia jonë ka identitet tjetër. Flitet shumë për bashkimin, është shumë e vështirë. Me një koalicion dhe listë të hapur ishte më e lehtë, këta e kanë bërë qëllimisht këtë gjë që nuk lejojnë koalicione.
Sa i takon Berishës, Kocaqi thekson se po bën luftë për të mbajtur rolin e kryetarit të opozitës.

Berisha po bën luftë për të mbajtur rolin e kryetarit të opozitës.

Zjarr Tv Ad