Elona Caslli: Goran, mesazhin e artit të mirëfilltë do e kishe dhënë me mungesën tënde dhe jo me praninë tënde, viktimat nuk kanë nevojë për kolonë zanore, Kolona zanore është ndjesa që me kokëfortësi nuk kërkohet nga Serbia…

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Elona Caslli, ka reaguar për ardhjen e Goran Bregoviç, në festën e birrës në Korçë, ku shprehet e indinjuar duke iu drejtuar atij me fjalët; “mesazhin e artit të mirëfilltë do e kishe dhënë me mungesën tënde dhe jo me praninë tënde”.

Postimi:

Goran do ta kishe dhënë mesazhin e artit të mirëfilltë me mungesë dhe jo me prani Goran, lexova se do ta hapësh koncertin nesër me një këngë mbi Kosovën. Është paksa cinike që t’i këndohet Kosovës kur kjo e fundit nuk është njohur ende nga Serbia. Viktimat nuk kanë nevojë për kolonë zanore. Kolona zanore është ndjesa që me kokëfortësi nuk kërkohet nga Serbia.

Megjithatë, mesazhin e artit të mirëfilltë do e kishe dhënë me mungesën tënde dhe jo me praninë tënde. Prania jote ka bërë që të tërhiqen disa artistë kosovarë dhe ti duhet ta dish fort mirë se një shqiptar nga Kosova ka një domethënie të çmuar për tokën,ku ti do të këndosh. Do të mjaftonte të refuzoje ftesën Goran dhe do të kishe dhënë mesazhin më të madh që një artist mund të japë.

Post Scriptum- Me praninë tënde e dehumanizon artin Goran”, shkruan Caslli nw postimin e saj.

Zjarr Tv Ad