Dalin Fotot/ Këta janë djemtë që braktisën 20-vjeçaren të vdekur në derë të spitalit…

0
490
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat e Kosovës, kanë publikuar fotot e 2 të rinjve që pasditen e të dielës, ku lanë në derën e Urgjencës së Spitalit të Ferizajt, një vajzë pa shenja jete.

Ajo u pikas nga mjekët të cilët deklaruan se nuk kishin më asnjë shpresë për jetën e vajzës rreth të 20-ave, identiteti të cilës nuk bëhet i ditur.

Mediat e Kosovës shkruajnë se të rinjtë që e dërguan në spital, u zhdukën menjëherë. Nga kamerat e sigurisë janë nxjerrë imazhet e tyre.

Ata kanë mbërritur me një makinë Audi me targa zvicerane. Policia e Kosovës tha se vijon intensivisht hetimet dhe se ka shpërndarë imazhet e këtyre 2 personave në të gjitha pikat kufitare.

Zjarr Tv Ad