Udhëheqësi i rezistencës ndaj talebanëve, bën thirrje për mbështetje nga Perëndimi…

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ia dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, talebanëve”, raportoi të dielën televizioni Al Arabiya.

Ahmad Masood, bëri thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar për të qeverisur vendin me pjesëmarrjen e talebanëve, duke paralajmëruar se “lufta do të ishte e pashmangshme nëse talebanët refuzonin dialogun”, raporton reuters.

Masood tha se forcat qeveritare që kundërshtonin talebanët, ishin mbledhur në fortesën e tij, Luginën Panjshir.

Në një artikull të botuar në “Washington Post” ditën e enjte, Masud bëri thirrje për mbështetje nga Perëndimi.

Zjarr Tv Ad