Elton John: Jam evropian – jo një budalla, një idiot anglez imperialist!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elton John tha se atij i vjen turp për mënyrën si Britania e Madhe ka reaguar ndaj Brexit. Ndërsa interpretoi të mërkurën në Verona në turneun e tij të fundit botëror, “Farewell Yellow Brick Road”, ai tha:

“Kam turp për vendin tim për atë që ka bërë. I ka ndarë njerëzit në dy grupime të mëdha… Unë jam i sëmurë me vdekje prej politikanëve, sidomos politikanëve britanikë. Jam lodhur për vdekje me Brexit. Unë jam evropian. Nuk jam një idiot, budalla, kolonial, imperialist anglez”.

Elton John edhe më herët është shprehur kundër Brexit. E ka quajtur një proces konfuz dhe të verbër, shkruan CNN.

John do të mbajë një tur në Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj, në Hove dhe Cardiff, përpara se të kthehet në nëntor 2020 për 18 data të tjera në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u detyrua të anulojë koncertin e së enjtes në Verona me urdhër të mjekut, pasi pati disa probleme me kordat e tij të zërit.

 

Zjarr Tv Ad