Trump godet me taksa Meksikën, për të frenuar lumin e emigrantëve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për taksat e reja mbi të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika, duke kërkuar që ky shtet të frenojë emigracionin e paligjshëm drejt Shteteve të Bashkuaratë Amerikës.

Në një mesazh në Twitter, Trump tha se nga 10 qershori, do të vendosej një taksë prej 5%  e cila do të ngrihej ngadalë “derisa problemi i emigracionit të paligjshëm  të zgjidhet”.

Jesus Seade, diplomati më i lartë i Amerikës së veriut, tha se taksat e propozuara do të ishin “katastrofë”

Trump shpalli në muajin shkurt, emergjencën kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë. Ai tha se ishte e nevojshmë të trajtohej ajo që ai e pretendonte si një krizë në kufirin jugor amerikan.

Presidenti amerikan e ka akuzuar Meksikën se nuk ka bërë aq sa duhet për të rrjedhën e emigrantëve dhe se se kjo ishte përpjekja e tij më e fundit për ta vënë nën presion shtetin fqinjë.

Diplomati Seade tha se “Meksika duhet të reagonte fuqishëm”.

 

Zjarr Tv Ad