Elva Margariti poston foto me Altin Bashën: Do ta udhëheqë Teatrin Kombëtar drejt hapësirave të reja

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka postuar një foto me regjisorin Altin Basha, i cili është emëruar si drejtori i ri i Teatrit Kombëtar.

Teksa uron Bashën, Margariti falenderon dhe ish-drejtorin Hervin Çuli, që ka drejtuar këtë institucion për dy mandate.

“Pas konkurrimit të hapur dhe me Vendim të Këshillit të Ministrave, regjisori Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar!

Duke falenderuar ish-drejtorin Hervin Çuli, që ka drejtuar këtë institucion për dy mandate, i uroj suksese z. Basha në këtë mision, që do ta udhëheqë Teatrin Kombëtar drejt hapësirave të reja, të denja për artistët dhe spektatorin” shkruan Margariti në postimin e saj.

Kujtojmë që ka qenë Këshilli i Ministrave që miratuan vendimin për vendosjen e Bashës në krye të Teatrit Kombëtar.

Më herët Basha ishte drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, post nga i cili dha dorëheqjen pasi kandidoi për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar. Ai kandidoi për këtë post së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.

Zjarr Tv Ad