(EMRAT) Kush janë 3 deputetët e PDsë që pritet të depozitojnë dorheqjet

0
869
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka nisur motorrët për zgjedhjet lokale ku grupimi i Alibejat po përcakton kandidatët sipas vullnetit të Alibeajt ndërsa kampi i Berishës ka zhvilluar zgjedhje në gjitha Bashkitë ku kanë qenë simpatizantët që kanë vendosur në Primare.

Nga grupimi i Berishës do jenë 3 kandidatë që do japin dorheqje nga deputeti për të garuar për kryebashkiak pasi ligji përcakton se kandidatët nuk duhet të ushtrojnë funksione të tjera publike.

Kandidatët e zgjedhur nga antarsia e djathtë që janë aktualisht dhe deputetë të PDsë janë:

Belind Këlliçi deputet i qarkut Tiranë që kandidon për Bashkinë Tiranë

Luçiano Boçi deputet i qarkut të Elbasanit që kandidon për Bashkinë Elbasan

Zef Hila deputet i qarkut Shkodër që kandidon për për Kryetar Bashkie në Vaun e Dejës.

Këto 3 deputet pritet të japin dorheqje në vazhdimësi.

Zjarr Tv Ad