PD: Xhaçka urdhër nga Rama për të kërcënuar …

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënsja e PD-së Floriana Garo ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Jashtme Olta Xhaçka në lidhje me statusin e kësaj ministrie ku shkarkoi nga detyra Ambasadoren e ShBA-së në Tiranë, duke thënë se mandati i saj kishte mbaruar.

Në një dalje për mediat, Floriana Garo pohoi se Xhaçka, me urdhër të Ramës po kërcënon ambasadorët.

Mes të tjerash në emër të PD Garo theksoi se Xhaçka për të dalë nga situata akuzon se; ‘fajin e ka Saliu’.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Ndrikull Olta e investimeve strategjike ne punet e brendshme dhe Miss Xhaçka e puneve te jashtme jane bere bashke dje ne nje konference per shtyp, qe ne formulim i ngjante Bukres se Portokallise.

E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online qe i beri Ministria e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash te qeverise me te korruptuar te Europes, Xhacka luajti budallain qe mendonte te bente budalla median dhe publikun.

Ajo here thoshte se ashtu e do puna, here se nuk eshte puna ashtu apo se nuk eshte puna aty.

Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazes se dashur te Rilindjes: fajin e ka Saliu.

Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e beri nga frika se mos kryetari i opozites e bente para shefit te saj.

Pra ishte perpjekje per ta shpetuar nga turperimi dhe eshte me mire kur te turperon i joti.

E urdheruar nga Rama per te diskredituar dhe kercenuar ambasadoren, ministrja strategjike  i gjen nje rol protagonisti Berishes ne gjellen e nje dashurie te ftohur ne te cilen kryetari i PD te vetmin protagonizem ka denoncimin qe heret te saj, si nje akt kunder interesit publik.

Renia nga sevdaja e Rames me Kim dhe Kimit me shpuren e  Rames, nuk eshte problem i Berishes dhe opozites, por vetem parashikim i tyre.

Ashtu si denoncimi i kahershem per avione droge qe socialistet i quanin mushkonja dhe ambasadoret i jipnin flete lavdrimi qeverise per sukseset ne luften kunder droges , edhe evidentimi i dhe denoncimi i korrupsionit  te natyrave te ndryshme mes qeverise dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismen e vet ne kohe.

Ne veçanti denoncimi i perdorimit me sukses te ketij korrupsioni per te mashtruar qeverine e saj dhe ndeshkuar  luften kunder korrupsioni ne Shqiperi dhe ndihmuar qeverine me te korruptuar te kontinentit.

Ne keto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres se jashtme qe ishte fundi i kronikes se nje dashurie te paralajmeruar.

Ne gjuhen e Ambasadores 

Zjarr Tv Ad