(Emri) Aksidenti me 3 viktima, I vihen pranga të plagosurit që dyshohet si shkaktar i aksidentit…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy makinat që u përfshinë në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fushë Bulqizë-Shupënzë ku humbën jetën tre persona ishin ende në vendngjarje.

Kjo është gjithçka ka mbetur nga makina tip “Mercedes Benz 240”, ku udhëtonin 3 viktimat, anëtarë të familjes Istrefi, dy prej të cilëve vëllezër.

Tv Klan sjell grafikisht dinamikën e aksidentit tragjik në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, ku shihet makina tip “Benz” që udhëtonte familja Istrefi teksa del nga rruga dytësore.

Tentativa e menjëhershme që ajo bën për t’u futur në rrugën nacionale, i pren rrugën makinës tjetër tip “Benz” me targa angleze që vinte me shpejtësi.

Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dyja makinat janë zhvendosur për afro 100 metra nga vendi i goditjes dhe për pasojë njëra prej tyre, ajo me të cilën udhëtonin viktimat është ndarë në dy pjesë.

Për pasojë nga përplasja gjetën vdekjen e menjëhershme, dy vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, ndërsa rrugës për në spital dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, Lulzime Istrefi.

Ndërsa mbeti e plagosur Firuze Istrefi, si dhe 3 personat që lëviznin me automjetin tjetër, konkretisht Kadrie Markeçi dhe vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri. Ky i fundit  është vënë në pranga nga policia pasi ishte shofer në makinën tip “Benz” me targa angleze që u përfshi në aksident.

Arrestimi i tij erdhi pasi shpejtësia e lëvizjes së automjetit dyshohet të ketë qenë tej normave të lejuara, pavarësisht se shkak i përplasjes u bë prerja e rrugës nga makina e viktimave.
I riu Lazri dhe i vëllai aktualisht janë në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Zjarr Tv Ad