EMRI/ Humb jetën futbollisti shqiptar

0
655
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detar ‘Tali’ Muça, 26-vjeçari shqiptar, ka ndërruar jetë. Futbollisti në kategorinë e dytë italiane, banues në Tortona, u përfshi në një aksident të rëndë në rrugën A21, duke u përplasur me një kamion. Ai po udhëtonte me një furgon të kompanisë ku punonte por për shkaqe që po hetohen ende, ai përfundoi duke u përplasur nga një kamion.

Muça u shtrua me kodin e kuq me helikopter në spitalin ‘Maggiore’ në Parma ku ndërroi jetë në orët e para të pasdites së sotme, për shkak të plagëve të rënda të marra, raporton media e huaj.

Muça kishte luajtur si mesfushor në skuadrat e të rinjve të Derthona, më pas në Garbagna, në Audax Orione San Bernardino dhe së fundmi në Sale me të cilin vitin e kaluar kishte fituar play-off-in për t’u ngjitur në kategorinë e parë.

Zjarr Tv Ad